Mbi 2 kilogramë mariuhanë janë gjetur dje të vendosura në një thes në një nga lagjet e Skenderajt.
“Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Bajram Zena” në afërsi të një shtëpie të pabanuar ku policia ka gjetur një sasi e dyshuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësiti i Departamentit për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar substancat e dyshuara të cilat kanë qenë në një thes, sasia e narkotikëve është 2099.72 gramë e llojit Marihuanë.
Nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori i Krimeve të Rënda./Indeksonline/






