Një baba modern nga Jemeni kërkon një million like në Facebook për dorën e vajzës së tij
Salem Ajash nga Jemeni, për dorën e vajzës së tij nuk kërkon para, por një million like (pëlqime) në Facebook.Jemeni është një vend shumë tradicional, kurse Ajash ka fluturuar në të ardhmen dixhitale. Poeti nga Taizi nuk është mendjelehtë - në Jemen ka 25 milionë banorë, kurse shfrytëzimi i internetit është i kufizuar.
“Për herë të parë dëgjojmë për dicka të këtillë”, deklaroi gazetari jemenas Bashrahil Bashrahil.
Historia e babait i cili kërkon like në Facebook është shndërruar në hitin e internetit në Jemen.Shumë njerëz kanë dhënë pëlqimet e tyre për Ajashin, që të mund të ndihmojnë ndonjë të ri që të bëhet dhëndrri i tij.
“Askush në Jemen nuk ka më para për miraz”, sqaroi poeti arsyet që e shtynë të kërkoj Like në Facebook./shkupipress







