Ja se si vidhet në Arabinë Saudite (VIDEO)


Një vjedhje e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë ka ndodhur në një argjendari të Arabisë Saudite.
Dy gra të veshura me hixhab janë bërë protagoniste të një vjedhjeje në një argjendari të Arabisë Saudite, ndonëse gjithçka është bërë e mundur vetëm falë  një 6 vjeçareje që ka shërbyer praktikisht si karrem.
Teksa dy gratë kanë shpërqendruar pronarin, vajza e vogël e njëra prej grave ka mundur të rrëmbejë plot 500.000 rijalë arabë, që janë të barabarta me 133.000 dollarë.  Çdo gjë është filmuar prej kamerave të sigurisë./Tetovasot.com/