Ishte varrosur i gjallë në dendësinë e borës për 4 orë të plota dhe vetëm minutat e ndanin nga vdekja e sigurt.
Mirëpo reagimi në momentet vendimtare të vëllait të ka bërë që 22 vjeçari Edwin LaMair nga Colorado sot të jetë ende gjallë.
Ata kishin dalë së bashku për të skijuar mirëpo diku gjatë rrugës kishte humbur drejtpeshimin duke u rrëzuar dhe ishe varrosur i gjallë.
“Përfundimisht mendova se aty ishte fundi im. Nuk mund të lëvizja fare. Ishte sikur të isha varrosur në rërë”, rrëfen LaMair. Vëllai i tij i cili kishte kamerën me vete në kapelë fatmirësisht ishte në gjendje që ta gjejë dhe reagimi i shpejtë i shpëtoi jetën atij.
LaMair tani është në gjendje të mirë dhe falënderues ndaj vëllait që i shpëtoi jetën. /Zëri/





