Të gjithë mendojnë të bëjnë një shtëpi për të jetuar, por ky akademik kosovar ka menduar për shtëpinë që do ketë në botën tjetër.
Mark Krasniqi, një emër i njohur në Kosovë dhe jo vetëm, ka përgatitur varrin e tij.
Lajmin e bën të ditur Tribuna.
Ai ka shkruar madje edhe vitin e lindjes, por viti i vdekjes është bosh, në pritje.
“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, thotë ai me të qeshur.
“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, shprehet akademiku Mark Krasniqi./ep






