Ermira Mehmeti nuk është më kunatë me Teuta Arifin


Ka përfunduar me bujë ashtu siç u martua me shumë zhurmë martesa mes deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti dhe zv/ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë Shenoll Devaja vëllai i Shpend Devajës bashkëshortit të kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi. Siç mëson portali Shqipmedia.com nga burime të sigurta çifti i lartëpërmendur nuk është bashkë gati 3 muaj. Ata u martuan gjatë vitit 2009 ndërsa nga martesa e tyre kanë një djalë. Burimet e portalit Shqipmedia thonë se Shenoll Devaja ka përzënë nga shtëpia deputeten Ermira Mehmeti dhe nuk i lejon të marrë djalin e tyre i cili vazhdon të qëndroje me të atin. E si hakmarrje ndaj kësaj Ermira Mehmeti me lidhjet e saja qeveritare ka kthyer nga detyra Shenoll Devajën nga Tirana në Shkup ku ushtronte detyrën e zv/ambasadorit./Shqipmedia