E kishte një të keqe!

E kishte një të keqe! Nuk e pranonte assesi të keqën që e kishte. Vetë mospranimi i të keqës që i kishte shtrirë këmbët si kapadai në perandorinë e tij, ishte argument i mjaftueshëm i mos heqjes dorë prej asaj të keqe.

Që e keqja të merr udhë për në kalanë e shëmtuar, fillimisht duhet pranuar si të qenë atë, pastaj në vend të këmbënguljes së mospranimit, duhet këmbëngulur në luftimin e saj.

Iljasa Salihu