Diku edhe e keqja ka një të mirë
Qeverisja e keqe e ka vetëm një të mirë! Ofron mundësinë për ndryshime. Prishtina ishte katandisur aq shumë sa radha i erdhi për ta marrë në dorë qeverisjen e saj edhe atij që askush më parë nuk e kishte menduar se mund të bëhet i pari i Prishtinës. Shqipëria kishte brufulluar aq shumë prej korrupsionit, sa në pushtet e solli edhe atë që deri dje secili bëntë parodi me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë.
Megjithëkëtë, nuk kisha dashur kurrë që si rrjedhojë e prishjes së rinisë, vajza më e keqe para njëzet viteve, sot të pandehet si vajza më e ndershme, krejt kjo si rrjedhojë e prishjes së madhe të vajzave. Dikur vetëm një përqafim shoqëror i vajzave mund të llogaritej si pandershmëri, si dhe vetëm për këtë arsye mund të mos kërkohej fare ajo për nuse, ndërsa nuk kisha dashur kurrë të vjen koha që edhe në shoqërinë tonë si brengë kryesore të jetë vetëm virgjiniteti i vajzave, paçka se mund të jenë të përqafuara, të puthura e të mikluara gjithandej perandorisë së saj.
Kësht që, në politikë qeverisja e keqe ka një të mirë, ndërsa mes njerëzve sjelljet e këqija dhe të metat nuk e kanë asnjë të mirë!
Burimi: Iljasa Salihu





