Shohim zakonisht nëpër filma skena nga më të ndryshmet, ku personazhet kryejnë veprime të pabesueshme. Të gjithë themi që janë thjesht efekte kompjuterike, pasi askush nuk mund t’i bëjë në jetën reale.
Por e kini pyetur veten ndonjëherë se deri në çfarë mase mund të arrijnë aftësitë e njeriut. Në bazë të situatave trupi dhe truri mund të kryejnë veprime që as ne nuk e dinim se mund t’i realizonim.
Së fundmi është hedhur në You Tube një klip i titulluar “Gjithçka është mundur”, ku janë grumbulluar çmenduritë e njeriut gjatë këtij viti.
Aty mund të shohim veprime që të lënë me gojën hapur, sepse njerëz të thjeshtë, si të gjithë ne, janë në gjendje të ndërmarrin rreziqe dhe të kryejnë veprime që jo çdokush i bën. Më poshtë mund të shijoni videon.






