Femrat kalojnë më shumë kohë duke menduar për ushqimin se sa për seksin. Bazuar në një studim të kryer mbi 5 mijë femra, rezultoi se 25% e femrave mendojnë për ushqimin çdo 30 minuta.
Ndërkohë nga analizimi i të dhënave rezultoi se vetëm 10% e femrave të pyetura mendojnë me të njëjtën frekuencë për seksin.
Por gjeja kurioze e këtij studimi është fakti se femrat mendojnë për ushqimin që nuk duhet të hanë, për të respektuar dietat rigoroze, të cilave iu janë nënshtruar rregullisht 4 femra ndër 10.






