Betohet ministri i Jashtëm më i ri në Europë, 27 vjeç

Ministri i Jashtëm më i ri në Europë është betuar së bashku me koalicionin e ri qeveritar në Austri.

27- vjeçari Sebastian Kurz është një nga 12 ministrat e konfirmuar nga presidenti austriak, Heinz Fischer.
Sipas BBC, përpara se të merrte këtë detyrë, ai ka qenë Sekretar Shteti për Integrimin.
Blloku qeverisës, i përbërë nga Socialdemokratët dhe Partia e Popullit, fitoi zgjedhjet në shtator.
Socialdemokratët morën 27.1 përqind dhe Partia e Popullit mori 23.8 përqind.
Kurz shihet si një yll në rritje në Partinë e Popullit dhe ka marrë më parë vlerësime për punën e bërë në shkolla dhe me emigrantët myslimanë.
Si sekretar shteti, ai pati ndjekur një politikë të integrimit të emigrantëve duke kërkuar që fëmijët e tyre të flasin gjermanisht përpara se të hyjnë në shkollë.
Ai ngriti klasa gjuhe falas për liderët fetarë myslimanë dhe nisi një forum për dialogun me Islamin.
Megjithëse partia e tij ka hyrë në koalicion, rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë më i keqi që prej Luftës së Dytë Botërore.
Si pasojë e rënies së tyre ka fituar Partia e Lirisë, që mori 21.4 përqind. Kjo është një parti euroskeptike./ep