Shkup, për operacion plastik në hund, dy mjekë nga klinika për vesh, hund dhe fyt, kanë kërkuar rryshfet nga pacienti 450 euro. Policia arreston J.N. 45 – vjeçar nga Shkupi , i punësuar si mjek në Klinikën universitare për vesh, hundë dhe fyt në Shkup , dhe 29 – vjeçaren – P.N Banorja e Shkupit në të njëjtën klinikë .
Sipas hetimeve të policisë dy mjekët nga pacientja kanë kërkuar 450 € për te kryer dy operacioneve, pacientja parat është dashur ti jap para operacionit. Pacientja rastin e këtillë e kishte paraqitur në polici, prandaj me urdhër të prokurorit publik, paratë për “mito” teknikisht ishin përpunuar dhe i ishin dhënë pacientes.
“Paratë e kërkuar në dy raste gjatë dhjetorit nga pacientja i ishin dhënë specializantes, ndërkohë që destinacion të fundit kishin mjekun që duhej të bënte ndërhyrjen kirurgjike”, thonë nga MPB-ja.
Të dyshuarit janë marrë mbrëmë në stacionin policor Karposh ku do të meren masa sipas ligjit për mitmarje./TetovaSot.com/






