Agim Doci-KUSHTUAR FERDIAND DEDËS


KUSHTUAR FERDIAND DEDËS

U ngjitën në qiell tastierat e bardha 
mbetën vetëm djezis në mërzi..
.Heshti më në fund Ferdinand Deda. 
Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!

Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë!
Ike si uvertura e një sinfonije...
trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol
marrshi funebër tek çdo gjethe që bije...

fryma duke i dalë i vajtoi një kabà:
"...mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…"
Iku… kohë pa kohë... iku dhe na la!
Trupi në Azi… Emri s'do t’i vdesë...

E kisha tepër mik maestron e këngës
U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin.
U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës…
Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!
Foto: KUSHTUAR FERDIAND DEDËS  U ngjitën në qiell tastierat e bardha  mbetën vetëm djezis në mërzi.. .Heshti më në fund Ferdinand Deda.  Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!  Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë! Ike si uvertura e një sinfonije... trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol marrshi funebër tek çdo gjethe që bije...  fryma duke i dalë i vajtoi një kabà: "...mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…" Iku… kohë pa kohë... iku dhe na la! Trupi në Azi… Emri s'do t’i vdesë...  E kisha tepër mik maestron e këngës U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin. U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës… Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!  (Jemi ne prag Festivali te Kanges ne Radio -Televizion. Me ka marr malli per Maestron - Dirigjentin Virtuoz dhe Njeriun e Mrekullueshëm FERDINAND DEDA! I KAM KUSHTUAR KETO VARGJE- Agim Doci)
(Jemi ne prag Festivali te Kanges ne Radio -Televizion. Me ka marr malli per Maestron - Dirigjentin Virtuoz dhe Njeriun e Mrekullueshëm FERDINAND DEDA! I KAM KUSHTUAR KETO VARGJE- Agim Doci)