Aktorja kolumbiane Sofie Vergara është shëndërruar në yllin e serialit “Modern Family”. Ajo, gjithashtu është një nga fytyrat më të ekspozuara në faqe të para revistash dhe në poster të ndryshëm prmocinal. Sofie, kudo ku paraqitet merr para. Ajo, e shfrytëzon në maksimum pamjen e saj. Ylli latin ka thënë se fakti që ajo përfiton kaq mirë nuk është një e dhënë që njerëzit ta gjykojnë keq dhe ta quajnë “femer materialiste”. Vergara, ka shtuar se ajo i pëlqen paratë si të gjithë njerëzit e tjerë. “Unë i dua paratë, sepse ato më nevoiten. Pastaj, unë punoj, andaj përfitoj”, ka thënë aktorja e bukur, e cila vetëm gjatë vitit të kaluar arriti që të depozitoj fitime në shumë prej miliona dollarësh.






.jpg)