Pavarësisht se jetë është shumë e çmuar për njeriun, mjaft persona nuk e marrin parasysh këtë dhe rrezikojnë deri në limite. I tillë është 19-vjeçari Parker Liautaud i cili ka vendosur të ndërmarrë një udhëtim mjaft të rrezikshëm, duke tentuar të bëhet njeriu më i ri në botë që ka shkuar në Polin e Jugut.
Ai tashmë e pafilluar udhëtimin e tij të “çmendur”, ndërsa distanca që duhet të përshkojë nëpër dëborë është rreth 640 km, ndërkohë që temperaturat janë 50 gradë nën zero.
Ai është student dhe qëllimi tjetër i kësaj aventure është për të kryer një sërë studimesh mbi ndryshimet atmosferike dhe klimën në Antarktidë. Ai e nisi udhëtimin më 6 dhjetor dhe pak ditë pritet të arrijë në destinacion, ndërsa punën ja kanë vështirësuar erërat e fuqishme që arrijnë deri në 74 km/h.








.jpg)
.jpg)
.jpg)
