Zgjidhet femra me vithet më seksi në botë!

Izabel Goulart është zgjedhur si femra me vithet më të bukura në botë. Vlerësimin ajo e ka marrë nga revista “Perfect Booty”, duke u radhitur e para në një rivalitet të fortë.
Lexuesit e kësaj reviste kishin për detyrë që të zgjedhin se cila femër i ka vithet më të bukura në botë dhe dolën në përfundimin se është Izabel, ajo e cila e meriton këtë vlerësim.
Braziliania ka arritur të marrë rreth 51 për qind të votave të lexuesve të “Perfect Body”.
Bukuroshja ka deklaruar se vërtetë ndjehet e privilegjuar me këtë titull, edhe pse nuk e kishte menduar se do të triumfonte në një garë të tillë, pasi në botën e shoëbizz-it ka një numër të madh të vajzave që shquhen për vithet e tyre të jashtëzakonshme.
“Nuk e kam pritur një çmim të tillë dhe as që kam menduar se vithet e mia do të garojnë në një kompeticion të tillë. Por vërtetë ndjehem e privilegjuar me këtë titull dhe duhet të pranoj vlerësimin që më kanë dhënë lexuesit. Të kesh prapanicën më të bukur në botë në mesin e shumë bukurosheve të tjera, vërtetë është një privilegj i madh”, -ka deklaruar Goulart.

Related Posts: