Vlerësoje si mbret, sepse mbreti mbretëreshë të sheh



Me sa ngazëllim dhe nënshtrim disa gra i shërbejnë shefave të tyre përgjatë orarit të punës, sa mendja kah nuk të shkon. Ndërsa po i the se përse nuk i shërben burrit në shtëpi, të paktën sa gjysma e asaj që i shërben shefit, do të thotë, - të drejtat e barabarta i kemi me burrin, përse unë t’i shërbej atij, unë në punë dhe ai në punë, unë me rrogë dhe ai me rrogë, as unë dhe as ai nuk jemi shef i njëri-tjetrit, ndaj jemi të barabart dhe aq sa unë i bëj punët në shtëpi, aq edhe ai ka për t’i bërë, ndërsa shefi shef është, është më i ngritur në piramidën e punësimit, madje shpesh si shenjë nderi unë edhe i bëj kafe, ndërsa burri nëse më bën i bëj, nëse jo, atëherë as unë nuk i bëj, duhet të mësoheni ju burrat që t’i bëni edhe punët që deri më tani janë përfytyruar vetëm si të grave.

Ndërsa gruaja e ndershme do të thoshte, - unë burrit tim i shërbej si të ketë dëshirë ai, për mua burri është mbret dhe vallë, keni dëgjuar ndonjëherë që mbreti të mos jetë martuar me mbretëreshë? Unë ende jo, ndaj jam edhe mbretëresha e tij dhe nuk harxhohem në shërbim dhe nënshtrim të atyre që edhe gratë i kanë braktisur prej shtëpive, porse nëse do të punoja, do të punoja vetëm në saje të asaj që e parasheh ligji dhe kodi i sjelljes në punë, madje nëse ligji do të binte ndesh me botëkuptimin dhe nderin tim, atëherë unë nuk do ta braktisja nderin, por punën, për ta ruajtur kështu edhe mbretin tim të dashur!
Burimi:Iljasa Salihu