Videot 3D të rindërtimit të skenës së aksidentit të Olldashit


Dy videot e mëposhtme të ndara në 10 sekuenca (nga 5 secila) tregojnë itinerarin e rënies së makinës së Olldashit, të riprodhuar nga 4 ekspertët që kanë hartuar për Prokurorinë raportin auto-teknik.
5 sekuencat e para tregojnë në kënde të ndryshme rënien e makinës. Raporti thekson që makina ka dalë nga rruga me 45 km në orë, ka ecur përgjatë rrëpirës rreth 9 metra e gjysem deri në fund të saj dhe aty është përmbysur. Në momentin e përmbysjes, sipas raportit ka qenë me vetëm 11 km në orë dhe lartesia e permbysjes nga nje bordure qe kufizonte rrugen e varrezave eshte vetem 1 metër.
E permbledhur: Makina nuk ka bërë saltro pas daljes nga rruga sic mendohej më parë, por thjesht ka vazhduar ecjen me shpejtësi të ulët, dhe në fund është përmbysur nga vetëm 1 metër lartësi.
Shpejtësia e ulët është edhe arsyeja që 5 sekuencat e tjera tregojnë se me atë shpejtësi, makina do ishte devijuar nga një barrierë anësore hipotetike dhe do kishte vijuar rrugën normalisht./DITA/