Teksa përmirësohet teknologjia, industria e video lojërave pritet të sfidojë filmat e Hollywood-it – në popullaritet dhe përfitim.
Në masë globale, industria e lojërave pritet të sjell afërsisht 100 miliardë dollarë në shitje, ndërsa Hollywood-i pritet të arrijë 10.8 miliardë dollarë përfitime.
Edhe personat e famshëm janë duke u kthyer drejt video lojërave, ku aktorët si Emma Stone, Christopher Walken, madje edhe Snoop Dogg për të qenë pjesëmarrës me zërat e tyre.
Vetëm tri ditë pasi lëshimit të GTA V arriti të shënojë një rekord me 1 miliard dollarë përfitime. Dhe Call of Duty: Ghosts, për reklamimin e të cilës merr pjesë Megan Fox – është parashikuar që të arrijë 1 miliard dollarë përfitime. (PCWorld Albanian)






