VIDEO: Evolucioni i Marsit


Më shumë se 4 miliard vite më parë, një pjesë e konsiderueshme e planetit Mars mbulohej nga oqeanet, elementi kyç për jetën. Agjencia hapësinore amerikane, NASA publikoi video-ilustrimin e evolucionit të Marsit.

Video nis me pamjet e një qielli me re, të një terreni të ngjashëm me Tokën sot, e më pas me lëvizjen, qielli nga blu dhe më re, shndërrohet më i zbehtë, në terren duken shenjat e atyre që dikur kanë qenë oqeane, dete apo liqene.
Autorët e videos thonë se të gjitha këto elementë tregojnë në 2 minuta evolucionin e Marsit në rreth 4 miliard vjet.