Ushqimi i mendjes me ushqim të barkut!!!



Kishte lexuar në gazetë se çokollata ushqen trurin, me këtë rritë edhe inteligjencën e njeriut. Ky e kishte ndjekur këtë udhëzim që i pëlqente shumë. Vetëm pasi kishte rënë prej provimit me shkrim, kishte kuptuar se ushqim i trurit është leximi, ndërsa çokollata vetëm mund të të ndihmojë pakëz në këndelljen e asaj që prej kohësh ke përpunuar në mendje.

Kështu është kur lehtësisht dëshiron t’i përvijosh gjërat e vështira dhe kështu është kur sipërfaqësisht i lexon shkrimet nëpër gazeta. Këtij si nuk i kishte shkuar mendja se barku përmes leximit nuk mbushet? Ndonëse ky kishte gjuajtur një herë, për të goditur kështu shumë herë: edhe barku i kënaqur edhe mendja e mbushur dhe e gatshme për provim!
Iljasa Salihu