Tetovë
Gjishësejt 9 dele ishin vrarë nga ujqërit tek shtëpia e 73 vjeçarit B.A në fshatin Çiflik.
Sipas SPB së Tetovës, ujqërit kanë hyrë tek shtëpia reth orës 3 të mëngjesit ku edhe rruheshin delet dhe kanë vrarë gjithsejt 9 delet e pronarit B.A (73). Pas britmave të deleve të sulmuara e para e kishte dëgjuar gruaja e pronarit e cila kishte dal në oborr dhe kishte parë se si delet lëviznin në panik dhe më pastaj ka parë edhe ujqërit, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Pronari ka paraqitur rastin sot në policii ndërsa ekipet e policisë dhe të krimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fotodokumentuar rastin në fjalë. Dëmi i llogaritur kap shifrën deri në 1000 euro.






