Të dua kripa ime, përmes teje ka shije jeta ime, - sa fjali logjike kjo, apo jo?



Shumica e gjërave ushqimore marrin shije si rrjedhojë e përdorimit me masë të kripës. Sado me mjeshtëri të jetë e gatuar buka ose e përgatitur gjella, në mungesë të kripës kjo bukë dhe kjo gjellë do ta humbiste çdo rëndësi, madje edhe i urituri i lodhur prej urisë, me shumë vështirësi do t'i hante.

Ndërsa mua më vajti mendja diku tjetër. Mendova dhe pyeta, përse vallë gjërat që i duam nuk i ndërlidhim alegorikisht asnjëherë me kripën, por vetëm me sheqerin ose ëmbëlsirën, përkundër që çdo njeri konsumon përgjatë ditës më shume gjëra të gjelpta, përmes së cilës ato gjëra shijëzohen, se sa të ëmbëlta.

Po i tha dikush të dashurës, - ku të kam oj kripa ime, ajo do t'i hidhërohej shumë, ndërsa kur i thotë, - po ku të kam oj sheqeri im, ëmbëlsira ime, ajo do të lumturohej goxha shumë. Duket se edhe ndërmjet përdorimit të mbiemrave ledhatues kemi shpërfaqur padrejtësi!
Iljasa Salihu