Ta ruajmë gjuhën shqipe, përndryshe na turpëruan disa gazetarë e politikan të Shqipërisë mëmë



Nëse gjuha nuk shkruhet, ajo shkrihet! Ngjashëm, nëse gjuha nuk ruhet, ajo rruhet, ndaj ta ruajmë gjuhën tonë duke e njohur dhe kultivuar sa më mirë atë dhe jo duke kërkuar ndërrimin e gjuhës së njësuar ende të pamësuar mirë.

Sa më pak të përdorim fjalë të huaja duke qenë se të njëjtat fjalë i kemi edhe në gjuhën shqipe, ndërsa për ato që fare nuk i kemi, atëherë t’i familjarizojmë fjalët e huaja në gjuhën tonë me ndihmën e gjuhëtarëve tanë, të paktën duke i dhënë shije dhe shqiptim të gjuhës shqipe.

Për mua edhe ky njeri është patriot i mirë, për dallim prej atyre që tërë ditën flasin për nacionalizëm shqiptar dhe kur të vjen puna e përzgjedhjes së prodhim shqiptar me atë të huaj, ai e zgjedh atë të huajin, ashtu sikurse kur të vjen çështja e përdorimit të fjalës shqipe dhe asaj të huaj, ai sa për t’u dukur se njeh gjuhë të huaja, zgjedh atë të huajën!
Burimi:Iljasa Salihu