Që prej lindjes së fëmijës së saj, Imogen Thomas është vënë në punë që të arrijë formën e saj më të mirë.
Modelja britanike është fotografuar paraditen e sotme duke bërë vrap me një kanatiere të hapur dhe me një palë streçe të ngjitura pas trupit, të cilat nxirrnin në pah format e saj të admirueshme.
30-vjeçarja është bërë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, por dhe për lidhjen që pati me futbollistin e Mançester Junaited, Rajan Gigs.














