Thuj:
La ilahe il-lallah;
Allahu Ekber;
La haule ue la kuvete il-la bil-lah.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Secili njeri mbi tokë që thotë:
La ilahe il-lallah, ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut;
Allahu Ekber, Allahu është më i madhi;
La haule ue la kuvete il-la bil-lah, ska mundësi e forcë veçse me Allahun, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit".
Sahihul-Xhami, nr. 5636