Hadithi 186
Na rrëfen Ebu-l-Velid, Ubadete ibën Samit, radiallahu anhu, duke thënë:
“Iu zotuam të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi, kur na pëlqen dhe kur e urrejmë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin kemi argumentin e Allahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se për hir të Allahut nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt.”
(Muttefekun alejhi)