Ibn Kajjimi Allahu e mëshiroftë tregon:
Sejjari rahimehullah rrëfen nga Rijjah rahimehullah i cili ka thënë:
Më kanë përmendur një grua, andaj u martova me të. Sa herë që mbaronte së faluri namazin e jacisë, ajo parfumonte veten e saj, zbukuronte veten e saj me temjan dhe veshte rroba të bukura.
Pastaj, më afrohej dhe më thoshte: “A ke ndonjë nevojë?”
Nëse i thosha po, ajo do të qëndronte me mua; dhe nëse i thosha jo, ajo do të hiqte rrobat e saj të bukura dhe do të qëndronte në namaz deri në agim. Rijah, thotë: ”Pasha Allahun, ajo me të vërtetë më mahniste.”
[Sifetus Safuah: faqe: 116]