Policia në Dresden thotë se kanë arrestuar një oficer policie, 55-vjeçar mbi dyshimin për vrasje, pasi trupi i një njeriu tjetër është gjetur në malet Erz në Gjermani lindore.
Ata thonë se ka shenja se pjesë të viktimës mund të jenë ngrënë. I vdekuri jetonte në Hanover dhe ishte raportuar i humbur .
Policia beson se të dy burrat u takuan nëpërmjet një faqe interneti, për ata të interesuar në seks me tortura.
Ata thonë se viktima ishte torturuar dhe vrar, e se pjesë të trupit të tij u varrosën në pjesë toke në rajonin malor, që i përkisnin vrasësit të dyshuar.
Njeriu i arrestuar punon për Zyrën Shtetërore të Hetimeve Kriminale në Saksoni, në departamentin mjeko-ligjor. Tabloidi gjerman “Bild” raporton se ai është një ekspert i analizës së shkrimit të dorës.
Stephen Evans i BBC-së në Berlin thotë se nuk është e qartë nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo nëse ishte një loje fantazie, e cila shkoi keq.







