Shkencëtari: “Njerëzit evoluan pas kryqëzimit të shimpanzesë me derrin” (VIDEO)


Kjo tezë është hedhur nga gjenetisti i njohur Eugene McCarthy nga Universiteti Georgia.
Ai është një nga autoritetet më të njohura në botë për kryqëzimin e kafshëve. Ai thotë se ndërsa njerëzit kanë ngjashmëri me shimpanzetë, kanë edhe një seri karakteristikash, që nuk gjenden në primatët e tjerë.
“Po cila është ajo kafshë që i ka këto tipare,” pyet ai në mënyrë retorike. “Përgjigja është e thjeshtë: sus scrofa, derri i zakonshëm”.
Por cilat janë këto karakteristika të përbashkëta me derrin?
Fillimisht lëkura pa qime, një shtresë e trashë e yndyrës nën lëkurë, sytë me ngjyrë të
lehtë, hunda e spikatur dhe qerpikët e rëndë.
Por ka edhe të tjera ngjashmëri më pak të dukshme. Kështu, indet e lëkurës së derrit dhe valvulat e zemrës mund të përdoren në mjekësi për shkak të ngjashmërisë dhe përputhjes me trupin e njeriut, shkruan Tema.
Ai thotë se çiftëzimi mes derrave dhe shimpanzeve ka vazhduar për një kohë të gjatë.
Por krijesat e lindura jetonin më shumë mes shimpanzeve duke u bërë gjithmonë e më shumë të ngjashëm me ta. Natyrisht që teza e tij ka hasur në kundërshtime të forta.