Roli biologjik i ADN-së



Kur është qështja e rolit biologjik, atëherë dihet se ADN-ja është bartëse dhe përcjellëse e vetive trashëguese. Ajo përmes ARN-ës -që do të thotë se ajo në mënyrë indirekte- e kontrollon sintezën e proteinave, e cila kryhet në ribosome, e përmes proteinave e kontrollon natyrën dhe shpejtësinë e proceseve të ndryshme biokimike në qelizë. Pra, ADN-ja është rregullator i proceseve jetësore. Sasia e ADN-ës në qelizë është konstante dhe specifike për çdo qenie të gjallë. Duhet cekur se para ndarjes së çdo qelize bëhet dyfishimi i ADN-ës. Prandaj ADN-ja merr pjesë në procesin e ndarjes së çdo qelize. Ky dyfishim i ADN-ës bëhet përmes procesit që quhet replikim. Molekulat e ADN-ës janë të vetmet molekula organike që kanë aftësi të riptodhojnë vetveten.

Related Posts: