Riprodhimi
ADN-ja është një reaksion polimerizimi që ka si reaktante katër tipet e dezoksiribonukleosideve trifosfate. Megjithëse në fijet e saj ndodhet vetëm një fosfat, nukleotidet fillestare duhet të jenë trifosfate në mënyrë që të përdorin hidrolizën e dy lidhjeve fosfodiesterike (ku njëra është e nevojshme për shtimin e një monomeri dhe njëra e katalizuar nga pirofosfataza inorganike mbi pirofosfatin dalës) për ta bërë reaksionin ekzotermik.
Reaksioni katalizohet nga ADN polimeraza, enzime në gjendje të krijojë një tjetër fije ADN-je në kahun 5'-3' e zbuluar nga Arthur Kornberg më 1958 nëpërmjet një eksperimenti. Reaksioni i ADN polimerazes drejtohet nga fija udhëzuese e ADN-së sepse krijon një fije të re ADN-je që është komplementare me atë që shërben si udhëzuese. ADN polimeraza nuk është në gjendje ta filloj sintezën e një fijeje pa asnjë pikë fillimi.
Për të filluar dyfishimin struktura helikore e ADN-ës duhet të denatyrohet nga disa proteina. Këto janë helikazat, proteinat që ndajnë dy fijet duke përdorur energjinë e ATP-së, dhe proteinat denatyruese, ose proteinat destabilizuese të helikes, jo enzimatike që
mund të denatyrojne ADN-ën duke u lidhur me disa pjesë të fijes e duke i stabilizuar ato. Ky aktivitet prodhon një forcë e cila përhapet në fijet e paçiftuara të cilat mund të dyfishohen.
Meqë polimerazat veprojnë vetëm në drejtimin 5'-3', njëra fije mund të dyfishohet në mënyrë të vazhdueshme, tjetra rezulton me disa pjesë të reja ADN-je dhe secila prej tyre çon në fillimin e ARN-së. Këto pjesë më vonë hiqen dhe hapësirat bashkohen nga një lloj tjetër polimeraze.
Rezultati i dyfishimit janë dy helika të dyfishta identike e përbëra nga një fije e vjetër dhe një e re.