
Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e 2009-es , me kandidatin e sajë Vegim Gashi, kishte arritur të fitojë 15.319 vota apo 22.29% ndërsa në këto zgjedhje të 2013-es ka marrë 4.946 vota apo 6.42%.
Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa që njehërit është edhe Kryetar i LDK-së nga 57.22% apo 39.306 vota që kishte fituar në zgjedhjet 2009-es , ka renë në 43.14% apo 33.258 vota.
Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrin asesi që të këndellet ne Prishtinë. Në zgjedhjet e 2009-es kishte kandiduar me kandidatin e sajë Astrit Salihu dhe ka siguruar 8.427 vota apo 12.27%, ndërsa në zgjedhjet e 2013-es kandidojë më ish-komandantin e UÇK-së, ish-komandantin TMK-së, ish-komandantin e FSK-së, ish-kryeministrinë e Kosovës dhe tani ministër i FSK-ës, Agim Çekun dhe arriti të marrë 8.329 vota apo 10.80%, që i bie 98 vota me pak se ne 2009-en.
Kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri edhe pse është rikandiduar nga AAK disa muaj me herët në këto zgjedhje arriti ti sigurojë 3.346 vota apo 4.34%, ndërsa në zgjedhjet e kaluara kishte siguruar 3,758 vota apo 5,47% qe i bie 412 vota me pak.
Ne zgjedhje komunale për herë të parë ka marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje më kandidatin e sajë Shpend Ahmeti duke arritur të sigurojë 24.279 vota apo 31.49% të votave dhe duke siguruar balotazhin me kandidatin e LDK-së , Isa Mustafa.