Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, depozitoi pranë kuvendit, kërkesën për zhvillimin e një interpelance me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emërimet e fundit në policinë e shtetit, veçanërisht për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të policise. Në tekstin relatues, ligjvënësit e djathtë, pretendojnë se është shkelur në mënyre flagrante neni 21 i ligjit për policinë e shtetit, në emërimin e Artan Didit, duke mos respektuar kriteret për besimin e kësaj detyre të rëndësishme. Kohët e fundit opozita ka sulmuar ashpër ndryshimet në policinë shqiptar. Sipas saj zyrtarët profesionistë janë zëvendësuar me militantë partiakë.
Home »
» Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Rama.





