Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren

Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren, edhe pse mund të flasim për një vepër të vetme të shëmtuar me dy pjesëmarrës

Nuk është i barabartë ai që pranon ryshfet me atë që jep, edhe pse në saje të kësaj puqje mundësohet kryerja e një vepre korruptuese. Ai që jep para për ta kryer një punë të caktuar, ai thjeshtë detyrohet prej atij që është i obliguar të njëjtën punë t’ia kryen pa ndërmjetësim të parave. Pastaj ai që pranon ryshfet është person juridik, ndërsa dhënësi i ryshfetit në të shumtën e rasteve është person fizik.

Gjithsesi, nuk është i barabartë në mëkat një djalë që e kërcënon me jetë një vajzë, se nëse nuk do të bënte pandershmëri me atë, atëherë djali do t’ia hiqte qafën asaj. Në këtë rast, vajza e cila është vënë në tehun e shpatës, ndoshta do të detyrohej t’i përshtatet kërkesave të atij që kërkesën e kishte vënë në këmbim të lirisë së saj. Padyshim se do të llogaritet kjo një vepër a kryerje e paligjshme seksuale, por me nxitje dhe qëllime thellësisht të ndryshme të këtyre personazhëve!
 Burimi:Iljasa Salihu