Home »
Ese
,
Hartime
,
Opinione
» Mos më qani, mos më vajtoni, mos derdhni lot nëse pasurohem duke varfëruar popullin tim
Njeriu njeri është, sidoqoftë për ikjen e tij nga kjo botë përmallohemi, por mos të harrojmë se edhe viktimat (lexo: populli) nuk mugullojnë prej dikujt tjetër, pos prej njerëzve.
Shpesh populli ankohet për shpërdorimet e mëdha financiare që bëjnë politikanët, ndërsa vetëm pasi të vdesin, vdekje kjo e shoqëruar me ndonjë makinë të shtrenjtë ose në ndonjë rast tjetër i shoqëruar me gjësende të shtrenjta, populli i varfëruar prej tyre ose prej bashkëpunëtorëve të tyre, lezetshëm e përvajshëm i qanë, duke harruar i gjori se një ditë, ose vetëm pasi të këndellet pak, do të vajtojë për atë vajtim të kotë.