Me horoskop deri në shtrat: Secilën shenjë mund ta joshni!


Për shenjat e Zjarrta seksi është lojë, Tokësorët vështirë relaksohen pa emocione, ndërsa Ujorëve asgjë nuk u është e pazakonshme, janë fantastikë dhe me plot epsh.

Dashi, Luani, Shigjetari
Këto shenja nuk i duan situatat e mërzitshme, nuk i duan gënjeshtrat dhe paqartësitë. Lidhuni me ta dhe do të përjetoni çaste kënaqësie që do t’i mbani gjatë në mend. Seksi në çdo vend të pazakonshëm do t’i lirojë epshet e tyre.
Këshillë: Mos i ngarkoni me gjëra të parëndësishme dhe mos ngufatni individualitetin e tyre, sepse zjarri nuk bën të pengohet. Liria për ta është sinonim i seksualitetit.
Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Shenjat Tokësore vështirë lirohen dhe nuk hyjnë në lidhje seksuale lehtë. E para, patjetër duhet të lidhen me dikë, aq më parë Bricjapi, në mënyrë që të shkohet edhe në shtrat. Virgjëresha insiston në përputhmëni intelektuale, për ta dukja e partnerit është më pak e rëndësishme.
Këshillë: Përmirësojani humorin me disa gjeste të bukura. Natyra, malet dhe ushqimi i shijshëm janë afrodiziakët e tyre.
Binjakët, Peshorja, Ujori
Sfidojeni mendjen e tyre, realizoni ndonjë fantazi të tyre. Mos iu bëni i mërzitshëm, më pak fjalë – më shumë vepra. Shenjave Ajrore lehtë është t’ua zgjoni interesimin, mirëpo vështirë i mbani afër vetes.
Këshillë: Ndiqni dëshirat e tyre dhe përpiquni që të mos bëheni xheloz, sepse xhelozia i pengon. Ata mund të realizojnë çdo fantazi seksuale, për ta nuk ka pengesa kur është fjala për seksin.
Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Shenjat Ujore janë me plot fantazi, sensualitet dhe epsh. E donë seksin dhe asgjë nuk u është e pazakonshme dhe e ndaluar. Nëse u pëlqeni si person, nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes dukjes suaj.
Këshillë: Muzika, çokollata e ngrohtë, filmi i mirë, vera cilësore, afrodiziakët janë ato që nuk mund t’u rezistojnë.


Intimiteti nuk vdes kurrë, po dëshira për seks?!

Për të pasur një raport të shëndetshëm duhet vazhduar të kontribuohet përmes disa zgjedhjesh që do të thotë angazhim dhe përpjekje për të rifreskuar herë mbas herë këtë marrëdhënie. Intimiteti në një marrëdhënie nuk mund të jetë pjesë e të shkuarës.
Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: “Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh”. Sipas studimeve ka rezultuar se seksi jo vetëm shton gëzimin tek njerëzit por edhe përmirëson shëndetin, madje kontribuon edhe në zgjatjen e jetës.
Thuhet se në disa marrëdhënie, intimiteti nuk vdes kurrë, ndërsa në disa të tjera dëshira për seks bie shumë shpejt. Sipas psikologëve që kanë trajtuar tematika të tilla dëshira për seksin lidhet me pasionin i cili herë mbas here edhe mund zhduket. Çfarë e karakterizon këtë intimitet ndryshon nga personi në person. Megjithatë është argumentuar se sa më shumë të zgjasë një marrëdhënie aq më shumë ulet dëshira për seksin. Kjo gjendje është akoma më problematike kur në një marrëdhënie njëri nga partnerët ka një orientim të lartë seksual dhe tjetri shumë të ulët. Mënyra se si e konceptojnë ata realizimin e dëshirave të tyre intime është i ndryshëm. Martesat e lumtura nuk vijnë aksidentalisht në fakt. Eksperienca dhe kërkime dekadash kanë treguar se në kulturën lindore, marrëdhëniet e shëndetshme dhe të gjata janë më së shumti të ndërtuara mbi inteligjencën emocionale. Dhe e mira është se ndryshe nga inteligjenca e përgjithshme, inteligjenca emocionale edhe mund të mësohet. Ajo që ne dimë rreth martesës dhe marrëdhënieve intime vjen nga eksperiencat e hershme, nga familja dhe origjina jonë. Por të tilla eksperienca ende edhe sot i lënë të papërgatitur çiftet ndaj sfidave dhe të papriturave që dalin gjatë udhës së përbashkët, e që natyrisht një pjesë e mirë e kësaj udhe janë edhe marrëdhëniet seksuale.