Mbiemri më i përhapur në Shqipëri: Beqiri. Në Kosovë: Hoxha


E përditshmja britanike Daily Mail ka botuar një seri hartash me disa të dhëna interesante për botën.
Në një prej hartave tregohet se cilët janë mbiemrat më të përdorur në shtetet e Europës.
Ende nuk dihet se kush e ka përpiluar këtë hartë, por aty shihet se mbiemri më i përdorur në Shqipëri është Beqiri.
Në Kosovë mbiemri më i përdorur është Hoxha.
Në Greqi mbiemri më i përdorur është Papadopoulos.
Në Mal të Zi është Popoviç, në Bosnje Hoxhiç dhe në Serbi Jovanoviç./ep

Related Posts: