Kujdes!
Shërbimi sekret i Kosovës, shërbim ky që nuk e ka të qartë se sa shërbime tjera sekrete veprojnë në Kosovë, paska vendosur përmes përrallave të bukura të krijojë dyshime rreth thirrësve Islam në Kosovë dhe konkretisht me ndihmën e gazetës së poshtër “ekspress” na njoftoi se Fuad Ramiqi qenka spiun i kundërzbulimit serb (KOS-it). Madje ishin marrë edhe goxha shumë me kërkesat e tij për truallin e një Xhamie në Prishtinë dhe për çështjen e mbulesës së femrave.
Ky shërbim i cili duket se nuk e ka të qartë se kujt në të vërtetë është duke i shërbyer, popullit apo pushtetarëve, nuk paska ndarë fare kohë të merret edhe me ata që po i dëbojnë vajzat me mbulesë prej shkolle. Vallë këta dëbues për cilin shërbim punojnë, meqë tashmë çdo kërkues i një gjëje duheshka punuar për ndonjë shërbim sekret, apo jo?
Mua nuk më dhimbset aspak Fuad Ramiqi, as që dua t’i dal në mbrojtje këtij, por kujdes të nderuar, pushteti përmes “shërbimit të urithit” dëshiron të shpërndajë huti e mjegull ndër muslimanët, anarki kjo që ka për qëllim harresën dhe arratisjen e kërkesave themelore Islame në Kosovën me 96 për qind musliman dhe nxitjen e përçarjes ndër vëllazërore.