
“Sot është datë historike për Kosovën, është datë historike për njerëzimin dhe demokracinë. Kjo ditë është një nga ato të rrallat ku zëri i qytetarëve merret parasysh për të ardhmën e vendimmarrjes. Qytetarët nuk kanë nevojë të shprehen me shumë se kaq, mjafton një vijë e drejtë e thyer (ticku) në një copë letre çdo 4 vjet dhe për pjesën tjetër mund të rrinë të qetë sepse për të ardhmen e tyre evropiane kujdeset Partia. Qytetarët duhet të kenë besim të plotë tek ne sepse ne e dimë se çka është më e mira për ta dhe fëmijtë e tyre.”
Në fund, Kryetari Legjendar siguroi të gjithë qytetarët e Kosovës që këto zgjedhje edhe njëherë e konfirmojnë përkushtimin e Partisë së Fortë ndaj vlerave demokratike dhe integrimeve euro-atlantike.
“Uroj që edhe një herë këto zgjedhje në Kosovë të jenë shembull botëror i demokracisë!", ka thënë Arifaj. Këtë herë Legjendari nuk udhëtoi me bicikletën e tij, por me veturën e tipit Porsche Carrera 911, ngjyrë të zezë mat, një përzgjedhje kjo modeste e Partisë me rastin e këtij gazmendi shtetëtor votues, thuhet në komunikatës e PF-së.