Kremtja e Ditës së Flamurit përmbyllet me fishekzjarre (Video)

Qindra qytetarë kanë festuar Ditën e Flamurit, në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.



Për argëtimin e tyre, në 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u përkujdesën yje të njohur të estradës.
Koncerti, i organizuar nga Komuna e Prishtinës, u përmbyll me ndezjen e fishekzjarrëve.
Ndërkohë, po sot, gjatë gjithë ditës, Dita e Flamurit, u festua në organizime dhe mënyra të ndryshme në gjithë Kosovën./Telegrafi/