Halil ibën Ahmedi, rahimehullah, thotë:
"Katër ditët e mia.
Dita kur takohem me atë që di më shumë se unë e mësoj prej tij. Kjo është dita e fitimit dhe mësimit.
Dita kur takohem me atë që unë di më shumë se ai. Kjo është dita e fitimit të shpërblimit.
Dita kur takohem me atë që di sa unë dhe i përsëris me të meselet e diturisë. Kjo është dita e mësimit.
Dita kur takohem me atë që nuk di sa unë por mendon se di më shumë se unë, andaj nuk i flas. Kjo është dita e rehatisë".
Xhamiu Bejanul-Ilm, 1/265