Burime te besueshme për Info Media – Albania, bëjnë të ditur se aktori/humoristi Gentian Zenelaj ka dhënë dorheqjen nga Variety Show APARTAMENTI 2XL. Ai i është bashkuar stafit të Agon Channel, për të qenë bashkëprezantues me Saimir Kodrën në emisionin e ri investigativ të ngjashëm me “Fiks Fare” dhe “Alarm”.
Pas largimit të Ermal Mamaqit, Lisa Kujofsës, Genti është i treti aktor kryesor që braktis Apartamentin më të famshëm në Shqipëri, duke e bërë akoma më të varfër këtë show televiziv.
Gentian Zenelaj shpërbën totalisht treshen e famshme të “The SHBLSH”, një grup i formuar që në vitet e para të Top Show, e më pas karriera e tyre vijon në Portokalli, ku bëhen më të suksesshëm, e më pas largohen per arsye konflikti me Altin Bashën nga Portokallia drejt Tv Klan, ku edhe nga ky televizion nuk trajtohen mirë në idetë e tyre televizive. Më pas suksesi i tyre do merrte drejtim tek Vizion Plus, te djelave në formatin më të ri televiziv Apartamenti 2Xl, version i Buona la prima (Ale & Franz), Variety show në Italia Uno./Info Media






.png)