Flamuri kuq e zi në flokët e vajzës nga Prishtina


Famuri kuqezi është realizuar për herë të parë në flokët e një vajze nga Prishtina.Salloni i bukurisë “Passion” në kryeqytetin e Kosovës ka prezantuar serinë e re të fotografive, ku paraqitet një teknikë unike e krijimit të figurave në flokë, me anë të ngjyrave profesionale. Kjo seri e fotove është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Fotogrtafitë janë publikuar në llogarinëe e sallonit ne “Facebook” dhe në rrjetet tjera sociale.
“Të inspiruar nga festa jonë e madhe, 28 Nëntori, ne kemi menduar gjatë se çfarë të krijojmë, që të jetë unike dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë për këtë festë. Edhe ne mund të krijojmë art e, pse jo, edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë”, citon gazeta “Zëri” përfaqësuesin e sallonit.

“Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo të ngjyrosësh në një letër apo në hapësirë të rrafshët dhe statike. Me ngjyrosjen e flokëve, të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen, është edhe më e vështirë…”, citohet ai. (r.m.) Illyriapress. 

Related Posts: