Një njeri i urtë ishte ulur me disa burra, ndërkohë që, njëri nga të pranishmit hapi temën e martesës dhe grave, ku njëri prej tyre tha: “Gruaja është si këpuca; mund ta mbathë burri dhe ta ndërroj atë kur të dojë, derisa ta gjej numrin e përshtatshëm për vete.”
Të pranishmit shikuan në drejtim të njeriut të mençur dhe e pyetën: “Çfarë mendon ti për këto fjalë?”
Ai u përgjigj: “Ajo që thotë vëllau është plotësisht e vërtetë, gruaja është si këpuca tek ai që e konsideron veten si këmbë, ndërsa ajo është si kurora tek ai që e konsideron veten si udhëheqës.”
Andaj, mos e qortoni folësin, por shikoni si e shikon veten.
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi