Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës.
Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!!
Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu:
“mendja e njeriut regjistrohet në fundin e penës (lapsit)”.
Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë:
“sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”.
Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë:
“kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”.
Të nderur!
Mos i harroni edhe këto tre fjali:
- “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes.
- “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber.
- “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.”
Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!?
Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.