اللهم يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك
O Rrotullues i zemrave, forcoma zemrën time në fenë tënde! Kjo lutje dikujt mund t’i duket shumë e thjesht, ndoshta e parëndësishme apo mund ta thotë duke mos medituar shumë rreth saj. Por, kur dëgjon raste të devijimit nga njerëzit, qofshin hoxhallarë apo xhematë, të bën të mendosh dhe të lutesh edhe më shumë me këtë lutje të Muhamedit alejhi selam.
O Allah! Na forco dhe na ruaj nga çdo devijim në fe.
O Allah, na bënë që çdo herë të jemi nën mbrojtjen tënde.
O Allah, na shto sinqeritetin në punët tona.
O Allah, na jep dritë në të shikuarit tanë.
O Allah, mos lejo që të na mashtrojnë gjërat e kësaj bote, qofshin ato: gra, fëmijë pasuri, etj, etj.
Nga: Hoxhë Valdet Kamberi