Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë

Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë që mund t’i frymëzonte kalimtarët e rastit t’ia jepnin ndonjë qindarkë atyre. Ata i dëgjova të thonë, - vetëm shkijët nuk na japin asgjë!

Ndërsa kjo fjali gjoja shtytëse për t’i ndihmuar ata, mua mi kujtoj disa politikan që më herët thoshin se vetëm shkijët nuk na japin votën neve.

Po mirë ore lypësa, çka mendoni sikur kalimtarët e rastit t’ju thonë juve se vetëm shkijët me gjëra të ndjeshme lozin, kurse votuesit t’i thonë politikanëve se vetëm shkijët ta marrin votën duke të premtuar rrejshëm?
Iljasa Salihu