Admironi koleksionin e veturave më të bukur në botë (Video)

Kohët e fundit në Youtube është përhapur një video në të cilën shihet një nga koleksionet më të bukur
të makinave në mbarë botën. Veturat e çmuara të cilat shihen në video i përkasin sheikut Bin Zajed Al Hehajan nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bin Zajed posedon pesë “Bugatti Veyron”, duke përfshirë edhe modelet “Super Sport World Record Edition” dhe “Grand Sport Vitesse World Record Car Edition”.
Gjithashtu në koleksionin e tij sheiku ka edhe makina jashtëzakonisht të rralla, të tilla si “Mercedes Benz CLK GTR Roadster”, “Lamborghini Reventon” dhe të mrekullueshmin “Aston Martin One-77″.
Në këtë koleksion përfshihen edhe vetura të markave Porsche, Ferrari, Maseratti etj.