Zvicër, rrëzohet avioni luftarak “F-18″ (FOTO/VIDEO)


Një avion reaktiv luftarak F/A-18 u rrëzua në pjesën qendrore të Zvicrës  gjatë një fluturimi trainimi , ka raportuer Departamenti Federal Zviceran i Mbrojtjes.
Përplasja ndodhi në afërsi të fshatit Alpnach , në kantonin zviceran të Obwalden , ku një aeroport ushtarak është i vendosur.
Në një konferencë për media pas rrëzimit , shefi i forcave të armatasura zvicerane André Blattmann,  tha se një pilot dhe një pasagjer ishin në bordin e avionit luftarak. Ai tha se fati i të dyve mbetet i paqartë , por shanset që dikush ti mbijetojë këtij rrëzimi janë të pakta.